Çair, banorët ankohen: do të thejmë kokën, mirëmbani rrugët si duhet!

Banorët e Çairit ankohen se kjo komunë nuk ka bërë pastrimin e gjitha rrugicave të cilat janë nën kompetencat e saja, pasi që rrugët e tyre janë të pa pastruara dhe kanë filluar të krijojnë shtresë akulli.

Ata thonë për Portalb.mk se kanë parë postimet e komunës se rrugët po pastrohen, por që te tyret janë anashkaluar.

“Nuk e dimë pse nuk është hedhur krip edhe këtu, ne tërë kohën jemi në lëvizje dhe tani me temperatura të ftohta kjo do të bëhet akull, siç duket edhe këtë dimër do të duhet të blejmë ne kripë dhe ta hedhim në rrugë, të bëjmë sërish punën e komunës edhe pse ne paguajmë tatime”, tha R.T., banor.

Bora në Çair

“Fëmijët shkojnë në shkollë, shikoni rruga se si është, mund të jetë zbavitëse të rrëshqitet në këtë moshë, por nëse ndodh ndonjë lëndim? Kjo është rrugë dhe jo mal turistik, është bërë tërë akull, rrëshqet shumë frikësohemi për shëndetin”, tha Y.I. banore.

Bora në Çair

“Ne jemi në kaos, shkak për këtë situatë është edhe keqpërdorimi dhe shkatërrimi i planit urbanistik, ka rruhu të tëra në të cilat nuk mund të hy as kamioni, dhe prandaj anashkalohen, sepse përtojnë të zbresin punëtorët nga kamioni dhe ta pastrojnë rrugën me mjete, edhe pse ata paguhen për këtë punë, dhe ne paguajmë taksa për të pasur rrugë të pastra dhe jo të thyejmë eshtrat”, tha M.M.,banore.

LEXO: Çairi, me rrugë dhe trotuare të papastruara nga bora (FOTO)

LEXO: Disa lagje të Çairit ende të mbuluara nga akulli, banorët në hall

Ndërkaq në ligjin për pastërti publike shkruan se komunat, komunat e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit janë të detyruara që të pastrojnë borën nga vendet publike më së voni deri në 6 orë pas fillimit të reshjeve të borës, ose do të ballafaqohen me dënime përcjell Portalb.mk.

Bora në Çair

Komuna e Çairit njoftoi se ka filluar punën për pastrimin e komunës, por Portalb.mk pa rrugë në lagjen e Serovës të cilat ishin të pa pastruara. Gjithashtu problem tjetër është edhe zënia e trotuareve nga veturat, për shkak të mungesës së parkingjeve, dhe këmbësorët detyrohen të ecin në rrugë, si dhe në fotografitë e bëra nga Portalb.mk vërehet se edhe në rrugët kryesore të kësaj komune nuk është pastruar trotuari, pjesa e frekuentuar nga këmbësorët.

Bora në Çair
Bora në Çair
Bora në Çair
Bora në Çair
Bora në Çair
Bora në Çair

LEXO: Çair, kur qytetarët bëjnë punën e institucioneve! Thirrje për pjesëmarrje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button