fbpx

Teatri Kombëtar i Shqipërisë, shtyhet afati i garës për drejtor

Afati për të konkurruar për drejtor të Teatrit Kombëtar, shtyhet deri më 12 mars. Përmes një njoftimi, Ministria e Kulturës bën me dije shtyrjen e afatit për konkursin e shpallur më datën 8 shkurt 2018 për pozicionin: Drejtor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet deri në datën 12 mars, për t’iu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet deri në datën e mësipërme, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës. Pas mbarimit të mandatit të drejtorit ende në detyrë, Hervin Çuli, MK shpalli konkursin për postin e kreut të TK, një institucion, që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik këto ditë.

Që në momentin e shpalljes së konkursit, kanë shprehur ambicien për të drejtuar Teatrin Kombëtar, emra të njohur të jetës artistike në Shqipëri si, Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili. Emrat e mësipërm e kanë shpallur publikisht kandidaturën e tyre, ndërkohë që pa dyshim, të tjerë emra kanë dorëzuar apo do të dorëzojnë dosjet e tyre të kandidimit pranë Ministrisë së Kulturës. Kandidatët duhet të plotësojnë një varg kërkesash, të shpallura tashmë në faqen online të Ministrisë së Kulturës, por duhet të dorëzojnë dhe një platformë mbi drejtimin e këtij institucioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button