Vëllai i Sasho Mijallkovit, Vllatko ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorisë së Doganave

Vëllai i ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, Vllatko Mijallkov ka dhënë dorëheqje nga Drejtoria e Doganave. Siç kupton TV 24, dorëheqja është dhënë para një jave për siç thuhet në dorëheqje, për arsye personale, njofton Portalb.mk.

Mijallkov ka punuar si këshilltar i drejtorit në Drejtorinë e Doganave, por me ndryshimin e udhëheqësisë ai u emërua në pozitën këshilltar i pavarur në procedura doganore.

Nga Doganat thonë se marrëdhënia e punës e Vllatko Mijallkov ka përfunduar pas kërkesës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button