Fëmija juaj po qan, por nuk kuptoni arsyen? Ja çfarë tregon mimika e tij

Është një nga situatat më të vështira për cdo nënë kur fëmija qan dhe nuk e kupton arsye se përse. Sipas një studimi nga Universiteti i Valencias, shkaqet që një fëmijë mund të qajë janë trembja, ankthi, uria ose dhimbjet, por ajo cfarë duhet të keni parasysh është se ai e tregon arsyen nëpërmjet mimikës dhe syve të tij, shkruan Bordo.al. 

Kur qan nga zemërimi
Kur fëmija qan për shkak të frikës ose zemërimit, ata i mbajnë sytë hapur dhe e qara vjen në mënyrë graduale. Intensiteti i zërit dhe gjestet rriten gradualisht.

Kur qan nga dhimbjet
Kur fëmijët qajnë sepse ndiejnë dhimbje, ata i mbajnë sytë mbyllur, të shtrënguar dhe fillojnë të qajnë papritur me zë shumë të lartë menjëherë, sa më fort të jetë e mundur.

E qara, e vetmja mënyrë komunikimi
Por, prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se e qara është mënyra kryesore e komunikimit të fëmijës dhe është mjet i domosdoshëm që të krijohet lidhje mes tyre, mbi të gjitha nëpërmjet kontaktit fizik dhe dashurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button