Kosovë, Apeli ua ndërprenë masën e paraburgimit aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve Atdhe Arifi,Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti, të cilët do mbrohen në liri, transmeton REL. 

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën Adea Batusha, po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media të Gjykatës së Apelit thuhet se “Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, sot vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim” .

“Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit. Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit, thuhet në komunikatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit 2017 dënoi me 21 vjet burg aktivistët Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button