fbpx

Putin ka dhënë urdhër për “pauzë humanitare” në Gutën Lindore

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu bën të ditur se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dhënë urdhër për “pauzë humanitare” në Gutën Lindore në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në drejtim të urdhrit në fjalë me qëllim të mospërjetimit të humbjeve civile duke filluar nga nesër çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet pauzë humanitare”, tha Shoygu.

Ai në një deklaratë në kryeqytetin rus Moskë rikujtoi se vendimi për armëpushim në Siri është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Sipas tij, pas rezolutës së OKB-së Putin ka dhënë urdhër për pauzë humanitar në Gutën Lindore. Shoygu tha se për largimin e civilëve nga rajoni do të formohet një korridor humanitar.

Me projekt-rezolutën e miratuar nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos që të ketë të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button