Ministria e Bujqësisë: Problemi me miellin do të tejkalohet

Ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, Lupço Nikollovski dhe Branisllav Nedimoviq janë në komunikim dhe problemi me miellin do të tejkalohet.

Këtë sot për MIA-n e theksuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë.

Bisedat mes dy ministrave vijojnë pasi Serbia paralajmëroi kundërmasa pas vendosjes së masave nga ana e Maqedonisë për importin e miellit serb.

“Ndërtojmë miqësi dhe marrëdhënie pozitive me të gjithë fqinjët dhe besoj se kur në të kaluarën kemi gjetur zgjidhje për çështje shumë më të vështira, do të gjejmë zgjidhje edhe për këtë çështje”, deklaroi dje Kryeministri Zoran Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button