Kabineti i Ivanovit: Certifikatat për gazetarë janë në kontekst të përgatitjes së Strategjisë për mbrojtje

Kabineti i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, përmes një kumtese e përgënjeshtroi deklaratën e kryetarit të SHGM-së Naser Selmani, se u kanë dhënë certifikata sigurie gazetarëve, duke theksuar se ai është informuar gabimisht.

Sipas kabinetit, në bazë të rregullores për punë të Këshillit për siguri seancat në raste të caktuara mund të jenë publike. Persona profesionistë, njoftojnë, mund të marrin pjesë në punën e Këshillit, gjegjësisht Këshilli për siguri mund të formojë trupa pune për shqyrtim të çështjeve të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen.

“Në procesin e zbatimit të prioriteteve urgjente reformuese të lidhura me çështjet për sigurinë, por edhe obligimin ligjor të Presidentit të Republikës së Maqedonisë që ta miratojë strategjinë për mbrojtje, Këshilli planifikon aktivitete në të cilat konsiderojmë se duhet të përfshihen edhe persona profesionistë – gazetarë. Në pajtueshmëri të dispozitave ligjore për punë për të dhëna të klasifikuara, gazetarët duhet të kenë certifikatë sigurie i dhënë nga organi kompetent shtetëror, DSIK. Në aktivitetet e planifikuara presim nga gazetarët që të japin sugjerime për mënyrën e informimit të opinionit për ngritje të vetëdijes dhe kulturës së sigurisë për punë me informata të klasifikuara për shkak të ekzistimit të rrezikut të lartë nga gjenerimi i lajmeve të rrejshme dhe skadimit të planifikuar të informatave, që kryen erozion të institucioneve”, qëndron në reagimin nga kabineti i Ivanovit.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Selmani shprehu shqetësim për shkak të asaj se sipas informatave të tyre kabineti i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov disa gazetarëve të caktuar u ka ofruar certifikata sigurie në emër të transparencës më të madhe të institucionit, duke e vlerësuar hapin e këtillë si tentim për presion dhe kontroll mbi mediat.

Kryetari i shtetit, Ivanov i detyroi gazetarët të nënshkruajnë certifikatë që të heshtin, akuzon SHGM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button