fbpx

Afrim Gashi u takua me Partinë Demokratike Turke

Kryetari i njërit nga dy fraksionet në Lëvizjen BESA, Afrim Gashi, sot është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Turke Beycan Ilyaz.

“Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku mes tjerash dy kryetarët e partive Lëvizja BESA dhe Partia Demokratike Turke (PDT), shprehen gatishmëri për krijimin e urave të komunikimit partiak mes partive të etnive të ndryshme. Lëvizja Besa dhe PDT, si dy parti opozitare janë të gatshme që proceset reformuese të vendit ti mbështesin dhe ta përkrahin vendin tonë për rrugëtimin e saj drejt NATO-së dhe BE-së”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Gashi.

Ndryshe, dje Gashi u takua me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërkaq javën e kaluar u takua me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Gashi ka paralajmëruar takime edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Paralelisht, Gashi do të kërkojë edhe takime me përfaqësuesit e korit diplomatik.

Afrim Gashi takohet me Menduh Thaçin, ja çfarë kanë biseduar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button