Studentët kërkojnë siguri në Bibliotekën “Shën Klimenti i Ohrit”: ja çfarë thonë nga drejtoria dhe Ministria e Kulturës (FOTO+VIDEO)

Reshjet e para të dëborës megjithëse të vonshme dhe shumë të pritura për qytetarët e Shkupit, atyre nuk iu gëzuan studentët të cilët sot shkuan për të mësuar në Bibliotekën Universitare Nacionale “Shën Klimenti i Ohrit” . Në vend se të kishin një mburojë mbi kokë, të sigurt dhe një ambient të ngrohtë ku do të mund të lexonin materialet studimore, studentët sot u përballen me çati e cila pikonte gjithandej, shkruan Portalb.mk.

Studentët kërkojnë kushte njerëzore, elementare dhe siguri e ndërsa nga kabineti i drejtoreshës së Bibliotekës thonë se ndërrimi i çatisë do të bëhet në bazë të procedurës së paraparë. Sipas procedurës, ndërrimi i çatisë pritet të nis në muajin mars-prill. Nga Ministria e Kulturës për Portalb.mk thanë se në raste të jashtëzakonshme mund të anashkalohet edhe procedura e rregullt.

“Kërkojmë që sadopak të kemi kushte me njerëzore, më elementare dhe siguri. Prandaj edhe për atë se punimet do të fillojnë gjatë muajit mars-prill për neve studentëve përbën edhe me tepër problem, kur e dimë se kemi afatet e kollokfiumeve. Prandaj kërkojmë që punimet të prolongohen për periudhën kur jemi në pushime, ndërsa atë që ata mund ta bëjnë për ne është të kujdesen për higjienën e cila është e mjerueshme”, tha për Portalb.mk, studenti B.C.

“Disa herë është duke ndodhur e njëjta gjë, edhe reshje të shiut kur ka,çatia pikon. Dimrit bëhet ftohtë, tualetet shpesh herë janë të papastruara. Dëshirojmë kushte të mira, sikurse janë në shtete tjera”, tha një tjetër student.

Nga kabineti i drejtoreshës thanë se procedurat për punime do të nisin në muajin mars-prill, megjithatë ende nuk dihet sigurt se në çfarë drejtimi do të rrjedhin punët. Kjo lë të nënkuptojë se deri atëherë studentët do të duhet t’i hidhërohen reshjeve të shiut dhe të dëborës.

“Po është duke pikuar, nuk e mohojmë. Ministria e Kulturës ka ndarë mjete për rikonstruim të çatisë, dhe ajo duhet të nis diku në mars-prill të këtij viti”, thanë për Portalb.mk, nga kabineti i drejtoreshës së BUN “Shën Klimenti i Ohrit”.

Nga kabineti i ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski sqaruan se punimet do të zhvillohen në muajin korrik-gusht atëherë kur nevoja për këtë bibliotekë nga ana e studentëve nuk do të jetë e madhe.

“Qeveria e Maqedonisë ka ndarë mbi 60 milion denarë për rikonstruimin e çatisë në të cilët përfshihet edhe çatia e Bibliotekës në fjalë. Sanimi i çatisë do të bëhet gjatë këtij viti. Për intervenime urgjente drejtorët kanë mundësi që nëpërmjet prokurimeve deri në 30 mijë denarë të veprojnë pa hapur procedurë tenderimi”, thanë nga kabineti i Allagjozovskit.

Megjithatë nga atje sqaruan se nëse rikonstruimi i çatisë shkon në bazë të procedurës së rregullt, punimet do të zhvillohet gjatë muajit korrik dhe gusht atëherë kur frekuentimi i kësaj biblioteke nuk do të jetë i madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button