Maqedoni, Byroja për Zhvillim të Arsimit ka përgatitur listë të re të lekturave për filloristët

Byroja për Zhvillim të Arsimit ka përgatitur propozim-listë të re për lektura për shkollat fillore (nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë), informon Ministria e Arsimit, njofton Portalb.mk.

“Lista e lekturave freskohet edhe plotësohet që të jetë në hap me interesat e nxënësve, gjegjësisht që të nxisë edhe rritje të interesit për librin te lexuesit e rinj, nëpërmjet afrimit të përmbajtjeve të lekturave me trendet moderne dhe interesat e nxënësve. Gjithashtu, revidimi i listës së lekturave bëhet me qëllim që t’u jepet liri mësuesve në punën e tyre dhe të pasurohet me zgjedhje të lekturave me të cilat ata do të mundnin të punojnë gjatë viteve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit.

Ky propozim, sipas njoftimit të Ministrisë, është vendosur për kontroll publik dhe debat me qëllim që personat profesional në Republikën e Maqedonisë, të deklarohen për listën e re të lekturave.

“Nxënësit nga shkollat fillore janë të ftuar që të kyçen në diskutimin publik dhe ta tregojnë mendimin e tyre në lidhje me listën e lekturave, ndërkaq propozimi do të dorëzohet për mendim edhe deri te universitetet e Republikës së Maqedonisë, por edhe deri te Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për momentin, po përgatiten listat për lektura, për mësimin që do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, ndërkaq në rrjedhë janë edhe lekturat për gjuhët tjera, që janë të kyçura në sistemin e arsimit fillor.

Listat me emrat e lekturave mund t’i shihni: KËTU

Edhe nxënësit tallen me lektyrat shkollore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button