Xhaferi: Pa kontroll efikas të buxhetit, pushteti ekzekutiv bëhet e fuqishme

“Pa kontroll efikas të parlamentit mbi buxhetin nuk mund të flasim për demokraci të vërtetë parlamentare, respektivisht, për kontroll mbi pushtetin ekzekutiv”, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Fuqia e arkës: Autorizimet buxhetore dhe procedurat në Parlamentin Evropiane”, njofton Portlb.mk.

“Në fakt, pa kontroll efikas mbi buxhetin, pushteti ekzekutiv bëhet i fuqishëm, ngritet mbi dy degët tjera të pushtetit dhe tjetërsohet prej shoqërisë dhe qytetarëve. Kjo krijon kushte shumë të volitshme për përhapjen e korrupsionit. A, prej korrupsionit kanë dobi vetëm një rreth shumë i ngushtë i elitave politike dhe të biznesit, ndërsa pasojat negative i ndjejnë qytetarët, edhe atë në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se, Kuvendi bën kontroll mbi buxhetin gjatë shqyrtimit dhe miratimit të llogarisë përfundimtare të Buxhetit që Qeveria është e obliguar ta parashtrojë deri më 30 qershor çdo vit. Ky kontroll është i mundshëm edhe përmes institutit Pyetje Deputetësh, mandej nëpërmjet shqyrtimit të raportit vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit, deri në mundësinë për debate mbikëqyrëse. Por, siç shtoi ai, mbet e hapur çështja, sa si Kuvend i shfrytëzojnë në mënyrë efikase këto mundësi të rregullores dhe mundësi ligjore për kontroll, si gjatë grumbullimit, ashtu edhe gjatë harxhimit të parave të qytetarëve.

“Dhe, nëse jemi sadopak autokritik, do të pranojmë se kur bëhet fjalë për rolin mbikëqyrës në përgjithësi të Kuvendit mbi pushtetin ekzekutiv, a sidomos kur bëhet fjalë për kontrollin mbi harxhimin  nga qesja shtetërore, ne ngecim në krahasim me atë që është praktikë e zakonshme në shtetet demokratike lartë të zhvilluara. Mos harrojmë se, qytetari është ai që e mbush buxhetin si obligues tatimor, si konsumator dhe si sipërmarrës. Gjithashtu, mos harrojmë se pikërisht me legjitimitetin që na jep vota e tij, ne rrimë ulur në këto banka kuvendare dhe jemi të obliguar që në emër të tij të bëjmë mbikëqyrje të asaj se si harxhohen paratë e tij dhe për këtë ta informojmë edhe publikun në mënyrë transparente. Prandaj, rolin mbikëqyrës të Kuvendit mbi harxhimin e buxhetit dhe në përgjithësi mbi pushtetin ekzekutiv, nuk duhet ta shohim si edhe një udhërrëfyes ose bençmark nga Brukseli por, si një nga parimet themelore të demokracisë të shtetit juridik, bile nëse dëshironi edhe si vlerë demokratike. Jam i bindur se pas përfundimit të kësaj konference, jo vetëm që do të dëgjojmë dhe mësojmë diçka, hajde të themi diçka të re, siç janë për shembull “Zyrat e specializuara buxhetore” por, do të dimë se si në mënyrë konsekuente këtë edhe ta zbatojmë në përforcimin e mëtutjeshëm të kapacitetit demokratik dhe parlamentar të Kuvendit, a me këtë në mënyrë direke edhe mbi proceset demokratike në shoqëri dhe në shtet”, tha Xhaferi.

Ndryshe, në këtë konferencë morën pjesë deputetë të vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe numër i konsiderueshëm i eurodeputetëve.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button