Britani, 4 të vdekur nga shpërthimi në qytetin Leicester (VIDEO)

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të mbrëmshëm në qytetin Leicester të Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e Leicesterit thuhet se dje rreth orës 19:00 sipas orës lokale në një ndërtesë në rrugën Caddesi, në qendër të qytetit, ka ndodhur një shpërthim për shkaqe ende të paidentifikuara.

Në deklaratë thuhet se si pasojë e shpërthimit 4 persona e kanë humbur jetën dhe se 4 të tjerë janë plagosur ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në ndërtesë në katin e parë ku ndodhen dyqanet ndërsa kati i dytë dhe i tretë përdoren për banim.

“Në këtë fazë ende nuk ka ndonjë dëshmi se ngjarja ka lidhje me terrorizmin”, thuhet në deklaratë. Më tej thuhet se ekipet e trajnuara të zjarrfikësit dhe policisë vazhdojnë punimet në vendngjarje që ende paraqet rrezik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button