Ish deputetja e LSDM-së Sollza Gërçeva formoi parti të re

Të shtunën, në hotel “Aleksandar Palas”, në Shkup është mbajtur kuvendi themelues i partisë së re “Zëri për Maqedoninë”, në krye të së cilës është ish deputetja e LSDM-së, Solza Gërçeva. Gërçeva, formimin e partisë e ka paralajmëruar që nga mesi i vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

“Përgatis projekt të ri në skenën politikë. A do të jetë parti ose lëvizje ende nuk kemi vendosur, por fokusi jonë do të jenë gratë. Koha do të tregojë”, ka deklaruar Gërçev, vitin e kaluar.

“Zëri për Maqedoninë”, në këtë moment është e orientuar që të veprojë si opozitare, ndërkaq vetëm Solza Gërçeva, e cila është zgjedhur për kryetare e partisë, tani është kritikuese e LSDM-së.

“Në ditët e para, kuptohet, do të luftojmë për problemet më të ashpra, ndërkaq ajo është që ta mbrojmë emrin kushtetues. Do të kyçemi në çfarë lloj mënyre. Edhe unë deri më tani, si pjesë e intelektualëve, isha e kyçur në atë luftë, por tani Zëri për Maqedoninë, gjithsesi do të kyçet”, deklaroi Gërçeva pas mbarimit të kuvendit themelues të partisë.

Për nënkryetare të kësaj partisë është zgjedhur Natasha Kotlar, ndërkaq sekretar për punë financiare-materiale Sasho Smilevski. Anëtarë të kryesisë janë: Mirjana Jançeva, Andrijana bogdanova, Velimir Delovski.

Gërçeva, fillimisht ishte deputete e LSDM-së opiztare, që më pas të kalojë në deputete e pavuar, ndërkaq së fundmi orientimi i saj politik ka qenë opozitar, identike me VMRO-DPMNE-në.

Së fundmi, derisa sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbante fjalim në Kuvendin e Maqedonisë, në kuadër të vizitës së tij në Shkup, Gërçeva me disa organizata civile të afërta me VMRO-DPMNE-në dhe me partinë “Levica”, dolën me parulla kundër NATO-s.

Siç deklaruan disa qytetarë që u mblodhën në protestë, qëllimi i kësaj proteste ishte që të shprehet revoltë për politikën antimaqedonase të qeverisë së re, miratimit të ligjit të gjuhëve dhe kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO.

Kulmi i protestës ishte djegia e flamurit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Protestë para Kuvendit të Maqedonisë, digjet flamuri i NATO-s (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button