Renata ka kënaqur animozitetet e ortakut politik, e jo sundimin e së drejtës!

Mbase nuk është edhe diçka e re, kur dihet se zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, nga pavarësimi e deri më vitin 2005 e ka bërë ministri i Arsimit dhe Shkencës, dhe si gjithherë me ndarje të kulaçit të partive në qeveri. Por, pas vitit 2005 me procedurë me ligj kjo kaloi në kompetencë të kryetarit të komunës.

Por në aspektin e sundimit të së drejtës ndërhyrja e ministres së Arsimit dhe Shkencës, është vazhdim i avazeve të vjetra, vazhdim të partizimit dhe kënaqje të interesave të ortakëve politik në qeveri.

Marrja e kompetencës së Këshillit dhe kryetarit të komunës së Gostivarit, lidhur me zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme komunale, ËSHTË VENDIM POLITIK.

Edhe sikur të ketë shkelje të procedurave, kjo është çështje e gjykatave e jo e MASH-it. Dispozita ligjore që përcakton mbikëqyrjen nga ministria, fare nuk nënkupton marrjen e kompetencës në fjalë.

Ligji për arsimin fillorë në këtë segment ka KOLEZION në mes dispozitave lidhur me procedurën për zgjedhje dhe shkarkime.

Pra NDËRHYRJA e ministres Renata DESKOSKA, është në kundërshtim me dispozitat kushtetuese sepse vetëqeverisja lokale është një nga VLERAT themelore të rendit kushtetues dhe se qytetarët kanë të drejtë kushtetuese për organizim në Vetëqeverisje lokale, ku komuna kompetencat e saj i realizon përmes organeve të zgjedhura në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Pra edhe sikur të ketë të ngjarë mosrespektim të procedurave, PËRGJEGJËSIA juridike është e organit përkatës. Ndërkaq, sipas nocioneve që parasheh Ligji për Vetëqeverisje lokale, PUNË NË INTERES PUBLIK, pra marrje e punëve në kompetencë të organeve të pushtetit lokal nënkupton diçka tjetër.

Pra nga viti 2005, ishte ish-ministri i MASH-it S.Rushiti, ish ministri i Transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski dhe tani Renata Deskoska që bënë ndërhyrje flagrante në vlerën themelore kushtetuese të qytetarëve të komunave përkatëse, dhe për ÇUDI ndërhyrja bëhet në komunat ku pushteti ka HUMBUR ZGJEDHJET, e ndërsa raste të tilla ka në të gjitha komunat që kanë fituar partitë në pushtet. Dhe kjo është moment i pakontestueshëm se RENATA ka kënaqur animozitetin dhe interesat e ortakut në qeveri.

P.S: Këtë përvojë jam i gatshëm ta ndajë me mediat që do të shprehin interes për de-mistifikimin juridik e politik të kësaj ndërhyrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button