Policia dy muaj i kërkon katër të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Katër të dyshuar për ngjarjet e të ënjtjes së përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, ende nuk janë të kapshëm për policinë, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk. Nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe korrupsion kanë konfirmuar se për katër të dyshuarit procedura do të fillojë pasi të gjenden. Gjykata në mungesë u ka shqiptuar paraburgim dhe menjëherë pasi që të gjenden, do të dërgohen në burgun e Shuto Orizares, njofton Portalb.mk.

Me fletë-arrest nacional, që u publikua më 27 dhjetor, kërkohen Nikolla Mitrevski – Kolo, Dejan Davidovski, Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Pitropovski Mitre. Policia në janar publikoi edhe  fletë-arrest ndërkombëtar. U gjet vetëm Mladen Dodevski. Emrat e Mitrevskit dhe Vasilevskit jo-zyrtarisht lidhem edh me arratisjen e dy ish spiunëve të DSK-së, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkoski.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, javën e kaluar deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masave të paraburgimit, që më parë u shqiptuan për 20 prej 35 personave për ndodhitë e 27 prillit. Për 13 persona Prokuroria ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit; për shtatë persona propozim për vazhdimin e arrestit shtëpiak, për një person vazhdim i masës së kujdesit deri në mbarimin e procedurës, transmeton Makfax.

Për dy të dyshuar, që më vonë janë arrestuar Prokuroria plotësisht do të dorëzojë propozim, ndërkaq për një person vendimi për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak është më herët i miratuar. Në ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup, në bazë të ankesave të palës mbrojtëse, u shqiptoi arreste shtëpiake 7 personave.

“Fokus”: Një bisedë telefonike e zbulon konspiracionin për vrasjen e Zaevit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button