A duhet të hahet bora? Ja çfarë thonë hulumtimet e fundit

Një universitet në Rumani, ka bërë hulumtim rreth asaj se sa është e sigurt që të hahet bora dhe tani i ka publikuar rezultatet, njofton Portalb.mk.

Ishtvan Mate, profesori hungarez në Transilvani, deklaroi se eksperimenti i vitit 2017, ka treguar se është e sigurt që të hahet bora që është e vjetër gjysmë dite dhe është ende më e sigurt që të hahet në muajt më të ftohtë. Nëse bora është e vjetër dy ditë, atëherë nuk duhet që të hahet.

Që të zbatohet eksperimenti, shkencëtarët kanë mbledhur borë nga një park dhe nga një qarkore në qendër të Rumanisë në janar dhe shkurt dhe i kanë mbyllur hermetikisht në një kontejner steril. Ata më pas janë përpjekur që të zhvillojnë bakterie dhe myk brenda saj. Pas një dite, në janar ka pasur 5 baterie në një milimetër borë, ndërkaq në shkurt, numri i tyre është rritur për katër herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button