Në Maqedoni dhe në Bosnjë u shënua 14 vjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski (FOTO)

Me rastin e shënimit të 14-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, anëtarë të delegacionit të Qeverisë sot shprehën nderime dhe vendosën lule në pllakën përkujtimore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit, Bosnjë e Hercegovinë, ku Trajkovski dhe delegacioni humbën jetën në një fatkeqësi ajrore.

Delegacionin, siç informojnë nga Qeveria, e përbënin ministri pa resor i angazhuar për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq dhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Dejan PAvleski.

Në ngjarjen në Rotimlje, ministri Shapuriq theksoi se jemi një hap larg përmbushjes së vizionit të Boris Trajkovskit, Maqedonia të jetë shtet i lirë dhe demokratik i integruar në strukturat euro-atlantike.

Përvjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski u shënua me nderime të larta ushtarake edhe në varrezat në Butel, në Alejën e kolosëve, ku Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski vendosën lule në varrin e ish-presidentit të RM-së dhe u shprehën nderime edhe të vdekurve të tjerë të fatkeqësisë së aeroplanit.

Трајковски делегација 3

Për nder të Boris Trajkovskit, përfaqësues të Qeverisë, të kryesuar nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Kiril Partallov, vendosën lule para përmendores në Strumicë.

Трајковски делегација 2

Ish-presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, së bashku me delegacionin tetëanëtarësh nga kabineti i tij dhe anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit qeveritar, me të cilin udhëtonin për në Konferencën ndërkombëtare në Mostar, e humbën jetën tragjikisht në një fatkeqësi ajrore më 26 shkurt të vitit 2004.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button