Kryeministri Zaev i prezantoi përparësitë e investimeve të Maqedonisë në Londër

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij në Londër, sot mori pjesë Samitin e investimeve për Ballkanin Perëndimor që e organizon Banka Evropiane për Rindërtim dhe  Zhvillim (BERZH), transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev, si një nga prioritetet, theksoi domosdoshmërinë e lidhjes më të madhe midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat potencialet qëndrojnë në bashkëpunimin më të madh dhe më të thjeshtuar të doganave dhe në kontrollet kufitare në rajon.

“Lehtësimi i procedurave, koordinimi më i mirë, bashkëpunimi dhe lidhja kanë për qëllim që jo vetëm ta përforcojnë tregtinë nacionale dhe rajonale, por edhe të krijojnë vende të reja të punës”, deklaroi Zaev në panelin e shefave të qeverive për Ballkanin Perëndimor në Londër.

“Tërheqja e investimeve të jashtme duhet të shkojë paralelisht me inkurajimin e ndryshimeve politike si kriter për integrimet evropiane, si aspiratë primare të vendeve të rajonit dhe të Republikës së Maqedonisë”, potencoi Zaev.

Zaev në Londër i prezanton përparësitë investuese të Maqedonisë

Përsa i përket sfidave më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet rajoni, Kryeministri Zaev përmendi çrrënjosjen e korrupsionit dhe zhvillimin e infrastrukturës, rrugëve dhe hekurudhave, si dhe gazifikimin për të cilin ai e mirëpriti unanimitetin dhe koincidencën e këtyre prioriteteve në rajon me ato të BERZH-it dhe instrumenteve të tjera financiare të BE-së.

Sa i përket avantazheve që ofron Republika e Maqedonisë për investitorët e huaj, kryeministri Zaev theksoi se përpjekjet e qeverisë në vendin tonë janë të përqendruara në sigurimin dhe garantimin e një ambienti të qëndrueshëm ekonomik dhe duke qenë një partner i besueshëm i biznesit, dhe që për këtë qëllim është promovuar Plani për rritjen ekonomike, si dhe Ligji për Mbështetjen e Investimeve Financiare.

“Avantazhi ynë është që të ulim çmimin e investimeve, por njerëzit me arsim të lartë për degë të caktuara ekonomike siç janë sektori i IT, bujqësisë, turizmit, industrisë së automobilave dhe zonave të tjera. Për këtë qëllim janë përgatitur menuja e detajuar e përfitimeve, subvencioneve dhe kritereve për të gjithë investitorët të publikuara në mënyrë transparente dhe të barabartë për të gjithë investitorët e mundshëm “, tha Zev.

Përveç kryeministrit Zaev, delegacionit qeveritar, zëvendëskryeministrit të angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço  Angjushev, zëvendëskryeministrit të Angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osamani, ministrit të Ekonominë, Kreshnik Bekteshit dhe ministrit të Financave Dragan Tevdosvki, në samit morën pjesë edhe shefat e qeverive të Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Malit të Zi, Dushko Markoviq, të Shqipërisë, Edi Rama dhe të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button