Suvenirët më të shëmtuara që pashë në Kalanë e Tetovës

Era e lehtë po mi përkëdhelte flokët dhe rezet e diellit i jepnin shkëlqimin e duhur luleve dhe gjelbërimit që e rrethonin kalanë e bukur të Tetovës. Rrugës duke u ngjitur tek monumente, e lodhur dhe e djersitur më në fund , arrita  tek muret dhe nga lartë pashë pejsazhin më të bukur në botë. Flladi  po më freskonte trupin dhe sytë po qetësoheshin duke parë malet që të linin përshtypje  sikur të ishin të vizatuar ,ishte parajsë e vërtete.

Nuk  mendoja asgjë… çuditërisht ,mendja më pushonte dhe vetëm po shijoja çastin. Qëndrova aty disa orë duke pritur të shoh edhe perëndimin e diellit.  Të dukej sikur dielli dhe qielli po përshëndeteshin  me mua.. pas një dite mahnitëse për tu parë sërish në agim. 
Qetësia të relaksonte ……! Çdo zog posedonte tingujt e veçantë dhe së bashku bënin një simfoni  të vërtetë.

Nata filloj ti hapte krahët e saj për të përqafuar qiellin gjithçka dukej sikur në përralla . Sapo nisa për në Tetovë  më ra në sy një kënd me mbeturina që kundërmonin dhe disa kocka qensh që të turbullonin stomakun. Një jing- jang , pika e zezë në hapësirën e bardhë . O Zot…! Natyra na ka dhuruar kënaqësinë e shpirtit  dhe dora e njeriut po e shkatërron atë pa pikë mëshire. Kjo është e dhimbshme ,kjo është turpshme.

Rrugës takova një burrë rreth 40 vjeç  i cili kishte një pushimore aty rreth kalasë, edhe ai ishte nisur për në qytet, un dhe shoku im filluam te bisedonim për shumë gjëra me të  deri sa prekem tek tema e mbeturinave. Ai e quante kalanë si ‘arkë me ar’ për qytetarët e Tetovës  . Ishte i dashuruar pas natyrës dhe mbeturinat ishin pamja më e shëmtuar që kishte kur dilte te pije kafen e mëngjesit në tarracën e pushimores së tij. 

“Pengojnë shumë… Sa më shpejtë duhet të pastrohet kjo që bëhet nga vet qytetarët por edhe komuna e Tetovës nuk është për tu lavdëruar , shportat  e mbeturinave nuk gjinden askund “ u ankua ai. 

Arrita në shtëpi dhe për disa momente e harrova çështjen e mbeturinave dhe fillova t’ju tregoj prindërve për pasditen time në kala. E entuziazmuar nuk po përfundoja fjalitë deri në fund duke shpejtuar qe ti përmbledh të gjitha gjërat që pashë , mundohesha që të tregoj saktësisht ndjenjën që përjetova duke pare bukurit që janë të fshehura  atje lart tek malet që ne I shohim çdo dit nga ballkoni jonë. 

Ndalova dhe u zhyta në kokën time derisa ata pritnin me buzë në gazë , me panë mimikat e fytyrës dhe e kuptuan se diçka më kishte shqetësuar. Vazhdova… duke ju treguar për erën e qelbur dhe piramidën e improvizuar nga mbeturinat që ishin suveniri më I shëmtuar atje .
“Gjeja më tipike e qytetarëve te Tetovës është kjo , të hedhim qeset në gjelbërim pa pikë turpi” thanë. 

Por kjo nuk është çështje e papërmisuar , në vend që të bëjmë tifozllëk për partitë politike ne duhet ti kritikojmë ato për çështjet elementare .

Ndjehesha shumë e lodhur dhe u shtriva në krevatin tim dhe në kokë mu shfaq panorama më e bukur që pashë gjatë tërë ditës. perëndimin e diellit i përcjellë nga kënga më e bukur e zogjve. Ishte gjumi më I qetë që kisha bërë ndonjëherë.  

Marigona Luma
Fakulteti i Shkencave të komunikmit, UEJL

Lajme të ngjashme

Back to top button