Presidenti Ivanov pret ngushëllim nga ministri danez Wammen

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot priti ministrin e Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës , Nikollai Wammen.

Temë e bisedimeve mes dy bashkëfolësve ishin Këshilli i ardhshëm evropian në qershor dhe mundësia për zhbllokimin e integrimeve evropiane përmes marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe perspektivat për thellimin e marrëdhënieve  bilaterale dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Danimarkës.

Duke potencuar se dialogu në nivel të lartë nuk është këmbim për negociatat për anëtarësim, presidenti Ivanov shprehu pritjen se Danimarka si kryesuese aktuale me Bashkimin Evropian, në Këshillin në qershor do ta hap çështjen për Maqedoninë dhe do ta mbështes caktimin e datës për fillimin e negociatave para aderuese për anëtarësim.

Presidenti Ivanov shfaqi shpresën se përmes respektimit të plotë të Marrëveshjes së përkohshme, aktvendimit të Hagës, si dhe përmes shembujve pozitiv nga rajoni të lëvizjes paralele në integrim dhe tejkalimit të dallimeve bilaterale, deri te zhbllokimi i integrimeve evropiane dhe evroatlantike të Republikës së Maqedonisë  përmes dialogut, me qasje konstruktive dhe me respektim të plotë të kornizës në të cilën zhvillohen bisedimet, të vihet deri te zgjidhja e ndërsjellë e pranueshme për kontestin e imponuar, për çka nevojitet qasje e domosdoshme identike edhe nga fqiu ynë, u shpreh presidenti Ivanov.

Ministri Wammen, shprehu kënaqësi nga rrjedhja e proceseve reformuese në vend, dhe përcolli lëvdata për fillimin dhe arritjen e dialogut në nivel të lartë me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Danimarka, edhe në cilësinë e kryesuesit, por edhe në aspektin bilateral, mbetet mbështetës i fuqishëm i zgjerimit dhe se në kuadër të mundësive bën përpjekje që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë, të bëjnë hap para në integrimet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button