Afrim Gashi takohet me Menduh Thaçin, ja çfarë kanë biseduar

Me qëllim të vendosjes së urave të komunikimit me partitë e tjera politike, veçmas me ato shqiptare, kryetari i njërit nga dy fraksionet në Lëvizjen BESA, Afrim Gashi dje ka realizuar takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në selinë e PDSH-së në Tetovë.

Kryetari Gashi shoqërohej nga Sulejman Hodai, kryetar i degës së Tetovës, dhe Bejtulalh Demiri, ish anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, ndërsa u pritën nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Qëllimi i takimit ishte që të vendoset komunikim normal dhe konstruktiv, që është një parakusht edhe për realizimin e interesit të përgjithshëm kombëtar. Në takim është konstatuar se viti 2018 është një vit i rëndësishëm për vendin, sepse ky duhet të jetë viti i kthesës, andaj të dy kryetarët kanë konstatuar se pavarësisht dallimeve politike që mbeten mes subjekteve politike shqiptare, për shqiptarët e Maqedonisë anëtarësimi në NATO është një detyrim, për të cilin duhet të angazhohen të gjithë njësoj.
Takime të këtilla kryetari Gashi në ditët në vijim do të realizojë edhe me kryetarët e partive të tjera politike në vend”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Gashi.

Ndryshe, javën e kaluar, Gashi takoi kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ndërkaq pritet që të takohet edhe me liderët e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Paralelisht, Gashi do të kërkojë edhe takime me përfaqësuesit e korit diplomatik.

“Duam që ta ngritim nivelin e komunikimit me liderët e partive. Do të kërkojë takime me kryetarët e partive. Liderët partiak edhe ashtu komunikojnë dhe takohen fshehtë, ne vlerësojmë se komunikimi duhet të jetë publik, në skenë të hapur. Me atë do ta relaksojmë skenën politike dhe ambientin publik”, ka deklaruar Gashi.

Edhe pas zgjedhjes së Gashit për liderët të Lëvizjes BESA, krahu i tij, ngelet në pozitë se grupi i deputetëve ngelet i unifikuar, edhe pse dy deputetët, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, e përkrahin Bilall Kasamin për kryetar.

Afrim Gashi u takua me Ziadin Selën, ja çfarë thanë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button