LG prezantoi V30S, pasardhësin e V30 me inteligjencën artificiale (VIDEO)

[owl-carousel category=”Uncategorized” singleItem=”true” autoPlay=”true”]LG gjithnjë ka qenë ndër kompanitë të cilat kanë “pushtuar” Kongresin Mobil Botëror të Barcelonës.

Në 2016-ën kompania përdori këtë shfaqje për të prezantuar flagshipin e ri modular, LG G5.

Në 2017-ën pamë LG G6 i cili ishte ndër telefonët e parë me një ekran pothuajse pa skaje. Por në 2018-ën LG ka përzgjedhur një strategji tjetër duke prezantuar një version të përditësuar të V30S ThinQ, njofton PCWorld Albanian.

V30S me Android Oreo përmban të njëjtin dizajn me V30, të njëjtin sistem kamerash, të njëjtin ekran, të njëjtën bateri dhe të njëjtin procesor Snapdragon 835.

I vetmi përditësim është RAM nga 4GB në 6GB dhe memorja nga 64GB deri në 12GB në 128GB deri në 256GB.

Pyetja e parë që u vjen në mendje është: Pse kemi nevojë për një telefon të tillë?

LG tha një përgjigje dhe foli për integrimin e inteligjencës artificiale dhe përmirësimin e softuerit me V30S-në.

Me fjalë të tjera lajmi më i rëndësishëm që LG kishte për këtë vit është një përditësim softueri.

Sa i përket inteligjencës artificiale që foli LG, bëhet fjalë për njohjen e objekteve nga kamera e telefonit. Saktësisht, 100 milion imazhe janë testuar nga sistemi i ri.

Ndryshe nga LG Camera, AI Cam prodhon ngjyra më të mira dhe më të sakta.

Së fundit LG ka shtuar një mjet gjurmimi quajtur QLens. Thjesht duke realizuar një foto përdoruesit mund të kërkojnë produktin që përfaqëson në dyqanin online të Amazon.

LG V30S ThinQ del në shitje në Kore pas pak javësh dhe në Mars në vende të tjera të botës. /PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button