Kryeministri Zaev, po na befason me deklarata laramane!

z. Zaev me deklaratën e tij se: pensionimet dhe kontributet e të punësuarve do të rriten  për çdo vit, dhe të papunë s`do të ketë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vërtetë befasuese!

Kjo, paraqet qartë konceptin liberal-nacional mbi shtetin, që është në pajtueshmëri me botëkuptimet Marksiste se Shteti është “arma ekzekutuese sunduese”. S`duhet harruar z. Zaevi se fuqia e shoqërisë civile, si dhe ngritja e saj, po avancon kohët e fundit dhe po bëhet vërtet  “pushtet i katërt”, s`duhet harruar gjithashtu se: Organizatat jo qeveritare shkojnë në vazhdimësi ne rritje, organizatat sindikale, shoqëria civile po përparojnë dukshëm. Gjithashtu s`duhet harruar se Maqedonia është shtet i ndërvarur…qoftë nga faktori i brendshëm qoftë nga ai i jashtëm, duhet patur parasysh gjithashtu edhe këtë!

Zbardhni krimet z. Zaev, mbyllni hajdutët, vëndoni drejtësinë në vend, për cilën jeni zotuar, mendojmë se këto janë prioritetet e shtetit të ri  të Maqedonisë se re, të ardhshme, shikoni kërkesat prioritare të BE-së, mos merreni me rritjen  e stazhit të punës së punëtorëve, dhe mos i përkëdhelni ende administratorët që marrin rroga  duke mos e ditur edhe sot e kësaj dite  se ku e kanë vendin e punës!

Nuk jemi  fajtorë si qytetarë të këtij shteti të brishtë, që kemi paguar kontributet e pensionit dhe kërkojmë që të shkurtohet e jo të rritet stazhi i punës për pensionim. Sipas jush duhet të punojmë deri në vdekje, sepse dikush i ka grabitur mjetet tona kontribuuese për pensionim. A e dini ju z. Zaev se sa stazhe pune kanë humbur nga 1-10 vjet, nga njerëz të ndryshëm në vendin tonë?

Në Evropën e bashkuar ku pretendojmë të shkojmë, një gjë e tillë jemi më se të sigurt nuk ndodhë… Mbyllni hajdutët e fondeve pensionale, mos tentoni ti nënçmoni vlerat e kontribuuesve të fondit pensional. Paralajmëroni rritjen e pensionimit dhe kontributeve për të punësuarit, që për çdo vit shteti ti plotëson gropat e zbrazura të Fondit Pensional Invalidor  të Maqedonisë, afërsisht diku te 500 milion euro. Duket pak sa naive apo jo?

Kësaj nuk do ti ndihmon jo reforma ( 3+6+9) por, as edhe plus (12+24+32)… Kjo nënkupton, sipas mendimit tonë se  ne vetë do t`i kthejmë paratë tona që na i kanë vjedhur, apo jo? Që të kemi për të jetuar deri në pension. Vërtetë deklaratë laramane, pastaj deklaroni që administrata të plotësohet, shtohet deri në atë masë sa mos të ketë të pa punë në Maqedoni…
Nga ana tjetër ajo që bie në sy, dhe që irriton më së shumti masën e gjërë marrja e kompetencave kryetarëve të Komunave, siç ishte rasti me Komunën e Gostivarit, nesër ndoshta edhe komunave tjera, siç u paralajmërua nga ministresha e arsimit znj. Deskovska, që nënkupton se do tu merren kompetencat e arsimit të gjitha komunave ku ka fituar opozita, pse jo ! Harruat shumë shpejtë se edhe vet ju, keni ushtruar këtë detyrë si kryetar komune. Keni parasysh z. Zaev, ata janë zgjedhur nga populli e jo nga qeveria…Po ua përkujtoj thënien e Makiavelit: “Nuk mund të mbash gjarpërinjtë në kopshtin tënd, me shpresën, se do të kafshojnë vetëm fqinjët”.
Maqedonia jo rastësisht rangohet ne  vend të fundit si shteti më i korruptuar edhe atë në vendin e 107-të, kështu thuhet në raportin më të ri, të publikuar nga organizata botërore Transparency International.

Përfundojmë:
Së pari, plotësoni kushtet dhe standardet e tjera  të rekomanduara të BE-së, për luftimin e korrupsionit, të krimit të organizuar,  të pazhvillueshmërisë dhe të barrierave të tjera të reformave ekonomike, politike, demokratike dhe të sundimit të ligjit. Sa i përket stazhit të punës merrni shembuj nga vendet evropiane z.Zaev, bëni ngritje të rrogave, të mëkëmbet pak populli, sepse me bukë e gjizë nuk arrijnë dot t’i marrin mjetet të cilat i kanë investuar për pensionim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button