MPB me akuzë për gruan e cila dyshohet për rastin në Shtëpinë “25 Maj”

Ministria e punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur padi penale kundër 42 vjeçares M.D. nga Kavadarci për shkak të dyshimit për vepër penale ‘trafikim me fëmijë’, transmeton Portalb.mk.

Gjegjësisht, sipas dokumentacionit të dokumentuar është vërtetuar se e dyshuara gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti ka detyruar të miturën R.I.  e cila ishte nën kujdesin e Shtëpisë për fëmijë me probleme sociale- edukative “25 Maj”, që të jep favore seksuale një numri të konsiderueshëm të personave, kundrejt pagesës. Gjithashtu e akuzuara ka keqpërdorur fëmijën për lëmoshë në rrugë.

M.D. është në Stacionin policor në Kisella Vodë dhe gjatë ditës do të dërgohet para gjykatës themelore Shkupi 1, transmeton MPB.

Padi penale janë ngritur edhe nga Ministria për punë dhe politikë sociale për 11 të punësuar në qendrën për punë sociale dhe nga të punësuar të shtëpisë për fëmijë, për mos kryerje të punës dhe mospërfillje të fëmijës në moshë të mitur.

Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare nga Shëpia për Fëmijë “25 Maj” në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para pesë ditëve, ndërsa sot gazeta “Nezavisen” nga burime të Klinikës së Gjinekologjisë njoftoi se edhe dy vajza të tjera nga ky institucion kanë ngelur shtatzënë.

Nga Qendra për të Drejtat e Romëve informuan se me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Lexo më shumë në lidhje me këtë rast:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button