Lekaj: Kosova me urën më të gjatë në rajon

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se Kosova do të ketë urën më të gjatë në rajon.

Lekaj ka shkruar se ura më e gjatë në rajon rreth 7 kilometrave tashmë ka filluar të marrë formën e saj.

Ura është duke u ndërtuar nga kompania amerikano-turke ‘Bechtel & Enka’, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka fjalë por vepra…! Ura më e gjatë në rajon, rreth 7 kilometra, tashmë ka filluar të marrë formën e saj. Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar. Përgëzime për punëtorët dhe stafin menaxhues të B & E”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button