Shilegov: Përmendorja e UÇK-së është punë e Komunës Çair, Qyteti i Shkupit nuk ka të drejtë ligjore në atë procedurë

Në intervistën për ‘360 Shkallë’, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov foli për heqjen e përmendores së Andon Janev Qose. Ai gjithashtu tha se nuk do të hiqet përmendorja e UÇK-së në Çair, pasi që Qyteti i Shkupit nuk ka kompetenca për këtë çështje, përcjell Portalb.mk.

Shkup, është larguar nga vendi busti i likuiduesit të VMRO-së Andon Qoses (VIDEO)

Në intervistë, gazetari i bëri pyetjen e cila ishte nga TMRO : “TMRO ju pyet se a do të largoni përmendoren e UÇK-së në Çair, për të cilën ata thonë se është ilegale?”

Shqiponja dykrerëshe vëndoset në një vend-rrotullim në Çair, reagon Qyteti i Shkupit

“Ai që ata asistuan që të jetë i vendosur aty, apo? TMRO dhe VMRO atëherë ishin partner koalicioni, dhe të mos gënjejmë veten dhe publikun se shumë mirë dihet skenari. Qyteti i Shkupit nuk ka të drejtë ligjore në këtë procedurë. Madje as nuk paraqitet si investitor apo institucion i cili vendosi  atë, për këtë nuk mund të bëhet paralelizmi mes përmendoreve të vendosura nga Qyteti i Shkupit dhe përmendoreve të komunës Çair. Ajo është punë e organeve komunale të komunës dhe jo nën ingerencat e Qytetit apo Ministrisë për transport dhe lidhje. Është e dukshme që sërish bëhet fjalë për promovim të lirë dhe politikë primitive”, tha Shilegov.

Izet Mexhiti: Shqiponja është legale dhe nuk e prek askush!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button