Moti sot në Maqedoni

Sot në Maqedoni do të mbajë mot i ftohtë me dëborë, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore.

Reshje të borës do të ketë edhe në fushëgropën e Shkupit, duke filluar prej sot paradite, ndërsa më të rrëmbyeshme do të jenë natën drejt të hënës. Do të formohet edhe shtresë bore prej rreth 10 cm.

Temperaturat do të sillen nga minus 4 deri më 1 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira dhe shi. Temperaturat do të sillen nga minus 4 deri më 2 gradë celsius.

Siç informojnë meteorologët, reshje më të rrëmbyeshme do të ketë dhe të hënën paradite, ku çdokund do të formohet shtresë bore. Në vendet më të ulëta pritet të bijnë rreth 10-15 cm borë, ndërsa në male reshjet do të rriten edhe mbi 30 cm. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit edhe e përforcuar nga drejtimi verior.

Të martën ende do të ketë reshje të dobëta të borës vetëm në pjesët perëndimore të vendit.

Ditë të mbarë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button