Irani merr masa pas rrëzimit të një aeroplani

Organizata e Aviacionit Civil të Iranit ka ndaluar fluturimin e aeroplanëve ATR-72, që i përkasin kompanisë, Aseman Airlines, pasi njëri prej tyre është rrëzuar me 66 persona në bord, ka raportuar media shtetërore, shkruan REL.

Ky rregullator është raportuar të ketë thënë se masa është e përkohshme, derisa autoritetet të hetojnë shkakun e aksidentit të 18 shkurtit në malet Zagros.

“Në mënyrë që të sigurohemi për përmirësimin e sigurisë së këtyre pajisjeve, është e nevojshme që të ndalim fluturimin e tyre përkohësisht”, është cituar të ketë thënë një anëtar i organizatës për agjencinë e lajmeve IRNA.

Kompania Aseman nuk lejojet të ketë fluturime në Bashkimin Evropian, ndërsa në faqen e kompanisë thuhet se ka pesë aeroplanë të tipit ATR-72.

Fluturimi EP3704 është zhdukur nga radari 45 minuta pasi është nisur nga Teherani, në një fluturim brenda territorit të Iranit.

Askush nuk i ka mbijetuar rrëzimit.

Në aeroplan ishin 59 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të stafit.

Helikopterët nuk kanë mundur të arrijnë në zonën ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa një operacion i zhvendosjes së trupave të viktimave është pezulluar deri më 26 shkurt.

Duke qenë nën sanksione ndërkombëtare, aeroplanët për pasagjerë të Iranit, janë dëmtuar me kohë, andaj edhe aksidentet e këtij lloji kanë qenë të rregullta në vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button