Aksident në autostradën Tetovë – Gostivar, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm të trafikut, që ndodhi në autostradën Tetovë-Gostivar. Sipas informatave të para, deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë dhe plasjes së gomës, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga, njofton Alsat-M.

Personi që ndërroi jetë në vend ngjarje është ndaluar për obduksion në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa dy personat tjerë, për shkak të lëndimeve serioze janë dërguar në klinikën e Shkupit. Tre personat e aksidentuar, ishin studentë të vitit të dytë në një universitet privat në Gostivar, ndërsa që të tre ishin shtetas të Republikës së Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button