Zaev sërish paralajmëron shkarkim të funksionarëve, Sela kërkon zgjedhje të parakohshme

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare të cilat sipas tij do të duhej të mbaheshin pas arritjes së kompromisit për zgjidhjen e emrit.
Kërkesën e tij, Sela e bazon në mungesën e shumicës stabile ne Kuvend, njofton Alsat-M.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev tha sot se mendon edhe për rikonstruim të kabinetit qeveritar, por edhe rritje të numrit të deputetëve në grupin e deputetëve.

“Po, fillimisht do të ketë rikonstruim, sepse para së gjithash do të rritet numri i deputetëve në grupin e deputetëve. Po bisedojmë me deputetë plotësues. Mendoj se duhet të mundësojmë stabilizim të Parlamentit, nga më shumë aspekte. Unë shpresoj se edhe opozita do të kthehet shpejt në parlament, por edhe numri i përgjithshëm i deputetëve nga shumica parlamentare do të duhet të jetë më adekuat, që të mund të mos ketë ndërprerje të këtilla të seancave, pauzave, grumbullim të deputetëve ose ngjashëm. Besoj se do të kemi sukses me këtë, ndërsa për shkak të kësaj do të ndodhë gjithsesi se edhe rikonstruksion”, tha kryeministri Zaev.

Në vazhdim ai u përgjigj edhe në pyetje të tjera të gazetarëve të cilat u dedikoheshin asaj se: cilët janë funksionarët të cilët nuk dinë, e as madje mundohen do të shkarkohen dhe pse për këtë të pritet nëntë muaj.

“Unë e dërgova mesazhin që dikush të mund të korrigjohet. Absolutisht nëse dikush meriton ndërrim menjëherë kjo bëhet. Pa dallim se nëse është në eshalonët më të ulët ose më të lartë. Presim që gjithsesi të ndodhin edhe rikonstruksione dhe ndryshime në periudha përkatëse kohore kur bëhen rikapitularë nga çdo aspekt i mundshëm. I madh është numri i njerëzve në Qeveri të cilët shumë mundohen e nuk dinë, por mundohen edhe të mësojnë. Ka një pjesë të cilët as nuk dinë e as nuk mundohen. Unë apeloj deri te të gjithë. Ne kemi servis të qytetarëve, për atë shkak jemi vendosur, që t’u përkushtohemi maksimalisht nevojave të qytetarëve. Këtë të cilën e kemi marrë nga ata është nder dhe përgjegjësi, të cilën nuk ka pasur mundësi secili ta marrë. Nga ky aspekt me të vërtetë apeloj deri te të gjithë, që me të vërtetë t’u kushtohen maksimalisht realizimit të detyrave të tyre”, u përgjigj Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button