Hetimet për Rusinë, ish-këshilltari i Trumpit pranon akuzat

Richard Gates, ish-këshilltari i fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, ka pranuar akuzat kundër tij në kuadër të hetimeve për Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median amerikane, mësohet se Gates duke bashkëpunuar me prokurorinë ka pranuar akuzat ndaj tij të drejtuara nga prokurori i autorizuar special Robert Mueller, i cili kryen hetimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Gates i cili ka kryer detyrën si ndihmës i menaxherit Paul Manafort në periudhën e fushatës zgjedhore të Trumpit theksohet se ka pranuar akuzat “për komplot kundër qeverisë amerikane” dhe “Gënjeshtra ndaj zyrtarëve të FBI-së”.

Gates në procesin që do të vijojë do të bashkëpunojë me Mueller dhe mund të japë informacione të reja në lidhje me hetimet për Rusinë.

Ndërkohë që Manafort i cili ka qenë i akuzuar më parë bashkë me Gates refuzon akuzat e drejtuara ndaj tij. Gjithashtu pritet me kuriozitet nëse Gates do të japë deklaratë apo jo kundër ish-kolegut të tij Manafort.

Nga ana tjetër vazhdon ende hetimet rreth pretendimeve se Rusia ka ndërhyrë përmes sulmeve kibernetike në procesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button