Fakulteti Pedagogjik në Shkup, për herë të dytë studentëve u shtyhet diplomimi: ja çfarë thotë dekani Sulejmani

Edhe pse studentja Jehoha Limani është përgatitur që të diplomojë të hënën, kjo nuk do të ndodh për shkak se nga referentët është njoftuar se duhet të mbajë ligjeratë edhe në një lëndë akademike, për të cilën edhe ajo si udhëheqëse e grupit nuk ka qenë në dijeni, raporton TV21. Kjo është hera e dytë që asaj dhe grupit klasor të Fakultetin të Pedagogjisë “Shën Klimenti i Ohrit” u zvarritet diplomimi.

“Kjo lëndë është mbajtur në gjuhën shqipe, është mbajtur edhe provimi, nënshkrimet dhe notat krejt i kemi në index. Ne kemi menduar se ajo punë është kryer dhe kanë vazhduar katër vite pa asnjë problem. Pastaj i kemi caktuar temat e diplomës. Unë të hënën duhet të diplomoj dje na kanë thirrur prej referentëve poshtë dhe na thanë që keni një problem. Kjo është hera e dytë që po na shtyhet dita e diplomimit”, tha Jehona Limani, studente Pedagogji.

Për të sqaruar situatën foli dekani i fakultetit Emil Sulejmani i cili tha se do të përpiqet të gjej zgjidhje në interes të studentëve. Për këtë problem të hënën do të mbahet mbledhje në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit”.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pershendetje .kam nje pyetje drejtimi klasor (pedagogji) ne programin e masterit a ka kete vite ne fakultetin tuaj .
    Ju lus te me jepni nje pergjigje .
    Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button