fbpx

Çfarë ndodhi? Victoria në gjendje jo të mirë!

Pas një pune të lodhshme me përgatitjen e koleksionit të saj për Javën e Modë në New York, Victoria mori disa pushime në Kanada. Por në vend që të relaksohen, për ikonën e modës gjërat janë ngatërruar edhe më shumë. Ajo është bërë pjesë e një incidenti gjatë kohës që po bënte ski, shkruan Bordo.al. 

Me sa duket Victoria është rrëzuar dhe ka përfunduar duke thyer këmbën. 43-vjeçarja është fotografuar në Londër, teksa mbante edhe patericat, të cilat e ndihmonin të ecte pasi këmba e saj ishte e fashuar.

Ndonëse aspak në gjendje të mirë shëndetësore, gjithsesi Victoria duket se nuk është mësuar të rri kot. E jo vetëm kaq, por këmba e fashuar nuk e ka penguar aspak atë që të vishet me plot stil, ashtu siç ajo di. Me një bluzë të zezë dhe pantallona blu, ajo u fotografua teksa hipte në makinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button