Trump premton sanksionet më të forta për Korenë e Veriut

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të njoftojë listën e sanksioneve më të gjera të zbatuar deri më tani kundër qeverisë së Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Shtëpia e Bardhë janë publikuar për mediat porositë nga fjalimi që Trump do të mbajë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator të zhvilluar në Qendrën e Kongresit të Gaylord.

“Sot, njoftoj se do të zbatojmë sanksionet më të gjera kundrejt regjimit të Koresë së Veriut. Departamenti i Thesarit së shpejti do të njoftojë hapa të rinj kundrejt burimeve të të ardhurave nga karburantet dhe të ardhurat e financuara nga programi bërthamor i regjimit, duke vendosur në objektiv 56 anije, kompani të transportit dhe kompani komerciale që ndihmojnë në shpëtimin e Koresë së Veriut nga sanksionet”, pritet që presidenti Trump të theksojë në fjalimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button