Mungojnë mjetet dezinfektuese nëpër spitale – 7 nga 10 pacientë vdesin nga bakteret spitalore

Spitaleve u mungojnë mjetet për dezinfektim, sapunët kundër mikrobeve për shkak tenderëve të parealizuar ose mungesës së mjeteve financiare, ndërsa pastruesit që janë të angazhuar përmes shërbimeve joprofesionale i pastrojnë hapësirat e spitaleve. Shtatë nga dhjetë pacientë që janë në kujdesin intensiv vdesin sepse infektohen me ndonjë bakter që vlojnë aty, tha profesoresha Kaqa Popovska ushëheqëse e Institutit për Mikrobiologjisë dhe nënkryetare e komisionit për Infeksione ndërspitalore, transmeton Portalb.mk.

Edhe statistikat botërore tregojnë se 50 deri 70 për qind e pacientëve përfundojnë në mënyrë fatale. Por, bota mundohet që në mënyra të ndryshme ta zvogëlojë praninë e barkterieve spitalore. Atje dezinfektimi dhe higjiena janë në vend të parë. Në Maqedoni nuk ka as sistem e as strategji se si të bëhet kjo.

“A është pyetur ndonjë ndonjëherë dikush se a i kemi këto në ambulanca, poliklinika, në ordinanca stomatologjike dhe ordinanca gjinekologjike. Këto bakterie mund të gjenden kudo, por më shumë ka në njësitë e kujdesit intensiv sepse pacientët atje janë më të rezistueshëm dhe vdekshmëria është më e lartë, lëviz nga 50 deri 70 për qind në varësi të bakteries e cila i shkakton”, deklaroi Popovska.

Ajo potencoi se nga këto inspekcione janë të ekspozuara edhe pacientët edhe stafi mjekësor. “Një mjek është helmuar nga tre bakterie spitalore, ndërsa një mjeke tjetër ka ndërruar jetë nga një lloj i veçantë i bakterieve spitalore”, tha ajo.

Spitalet jo vetëm që nuk kanë mjete financiare të blejnë mjete përkatëse për dezinfektim, por ndodh që aspak të mos kenë. Popovska e theksoi si shembull Klinikën e Sëmundjes së Fëmijëve kur para dhjetë vite është shfaqur epidemi nga infektimi ndërspitalor me 11 për qind të vdekshmërisë së bebeve.

“Ishte përudha 2002 deri 2005 kur Klinika përballej me mungesë të sapunit antibiotik për larjen e duarve në personal për shkak të tenderit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button