fbpx

Pas Qoses, do të hiqen edhe busetet e Aleksandërit të Madh, Filipit të Dytë dhe Nënë Terezës

Pas largimit të bustit të Andon Qoses, në listën për dislokim, në radhë janë bustet e “Aleksandërit të Madh” në sheshin Maqedonia, portën “Maqedonia” dhe bustin e “Nënë Terezës”, ndërtimi i së cilës tanimë është ndaluar, si dhe busti i “Filipit të Dytë”, kanë konfirmuar për TV “Alfa”, profesori Mirosllav Gërçev, i cili është në krye të Komisionit për Revizion të “Shkupi 2014”, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, në ekspertizë është edhe busti në sheshin VMRO, por edhe fasadat në qendrën e Shkupit.

Komisioni i shqyrton edhe procedurat për vendosjen e mbi 30 skulpturave, të cilët i kanë paraprirë projektit, ndërkaq janë vendosur në vitet 2008-2010.

Ndryshe, Busti i Andon Qoses mbrëmë është larguar prej përpara Gjykatës Supreme të Shkupit dhe është dërguar në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit.

VMRO DPMNE-ja opozitare ka dënuar aktin e largimit të përmendores së Qoses para gjykatës në Shkup. Në reagimin e partisë së Mickoskit thuhet se Qeveria e LSDM-së ngjason me talebanët në Afganistan dhe ISIS-in në Irak dhe Siri të cilët shkatërrojnë përmendore nga historia e Maqedonisë. Ai ka thënë po ashtu se, një ditë ajo përmendore do të vendoset në vendin ku i takon dhe se këta njerëz do të turpërohen me veprimet që po bëjnë sot.

Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit në vendin përmendores do të mbjellë drurin e të drejtave të njeriut, ku do të vendoset pllaka e gravuar të cilën do ta marrin nga qyteti i binjakëzuar i Nyrnbergut ku do të shkruhet neni 10 i Deklaratës universale të KB-së për të drejta të njeriut.

Shkup, është larguar nga vendi busti i likuiduesit të VMRO-së Andon Qoses (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button