Binjakët mbushin 10 vjeç, një video e mrekullueshme e Jennifer Lopez tregon rritjen e tyre

E njohim të gjithë si këngëtaren energjike, balerinën sensuale dhe aktoren e talentuar. E njohim edhe si femrën joshëse me forma të admirueshme trupore. Megjithatë sot Jennifer Lopez na është prezantuar plotësisht si nëna e binjakëve të saj.

Max dhe Emme kanë mbushur 10 vjeç dhe artistja ka postuar një video që kur ata ishin shumë të vegjël duke treguar disa copëza nga rritja e fëmijëve.

“Është e vështirë ta besoj që ka 10 vjet që kur dy forca të natyrës erdhën në botën time dhe më ndryshuan jetën përgjithmonë…ju më shëruat shpirtin dhe rinuat ekzistencën time…ju më mësuat për dashurinë dhe jetën dhe veten në një mënyrë që nuk e kisha imagjinuar kurrë…dhe jam përgjithmonë e dashuruar me ato fytyra të bukura…”, shkruan Jennifer, transmeton Revista Class.

Edhe pse ajo poston vazhdimisht foto me fëmijët, kjo video është nga ato të rrallat që ka zbuluar çaste të çmuara të rritjes së tyre duke treguar edhe sa rrufeshëm fluturon koha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button