Ministria e Punëve të Brendshme do t’i përmirësojë hetimet fronezike

Policia patjetër duhet që në mënyrë dinamike dhe intensive të zhvillohet dhe avancohet sepse nga kualitetin e saj  varen rezultatet e proceseve të përgjithshme hetuese, kështu porositi sot ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin  e tij në konferencën “Përforcimi i mëtejmë i kapaciteteve për hetime në vendngjarje”, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi është përmirësimi kualitativ i hetimeve forenzike. Gjithashtu, duhet të potencoj se për shërbimet tona nga kjo sferë me rëndësi është fakti që përmes projektit do të përgatiten procedura të reja operative standarde në pajtim me rekomandimet  e Rrjetit evropian të institucioneve fronezike dhe praktikat më të mira të BE-së”, tha ministri Spasovski.

Ky projekt i cili që nga nëntori i vitit të ardhshëm do të implementohet në Repartin e hetimeve kriminalistike teknike dhe ekspertiza në Byronë e Sigurisë Publike të MPB-së, ka vlerë prej mbi 1 milion denarë dhe do të zbatohet së bashku me policinë e Lituanisë dhe Letonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button