Prokurori i cili e ka shpëtuar Koçanin nga paraburgimi, avancohet në anëtar i Këshillit të Prokurorëve

Prokurori Aco Kolevski, i cili e ka nënshkruar dhe e ka dorëzuar Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë për Sead Koçanin, i cili ishte në arrati dhe me të cilën u shpëtua që të mos shkojë prapa grilave, sot në mëngjes ka dhënë betim përpara kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

“Unë si prokuror publik shumëvjeçarë me thuajse 30 vjet përvojë pune në Prokurorinë Publike, konsideroj se do të mund të kontribuojë në punën e Këshillit të Prokurorëve Publik në pajtim me detyrimet ligjore të cilat parashihen në ligjin e Këshillit për Prokurorëve Publik, ndërsa drejt përforcimit të mëvetësisë së prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë”, tha Kolevski para mediave.

Kolevski është anëtari i ri i zgjedhur në trupin, i cili i emëron dhe shkarkon prokurorët. Atë, më 16 shkurt të këtij viti, me gjashtë vota “për” e kanë zgjedhur anëtarët e Prokurroisë Republikane Publike, nga radhët e cilëve vjen Kolevski.

Gjykata Supreme, me iniciativë të ngritur nga prokurori Kolevski, e shpëtoi nga paraburgimi biznesmenin Koçan, i dyshuar për krim financiar prej 17 milionë eurove në lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale, i cili u arratis për më shumë se dy muaj, për të ikur nga paraburgimi. Megjithatë, edhe pse sipas praktikës, për personat që arratisen duhet të kenë rrethana rënduese, e kundërta ndodhi me funksionarin e VMRO-DPMNE-së, Koçan, i cili kur arriti që të kthehet nga “udhëtimi zyrtar”, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, e liroi atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button