Taseva: Analiza “Sistemi gjyqësor nën lupë” paraqet dëshmi për punë joprofesionale dhe joligjore në sistemin gjyqësor

Analiza e dymbëdhjetë rasteve gjyqësore për lëndët e procesuara në dhjetë vitet e kaluara tregon mosrespektim të plotë të ligjeve dhe nevojë të madhe për testimin e punës së gjykatësve dhe të praktikës gjyqësore në Maqedoni, deklaroi sot nënkryetarja e Transparenc Maqedoni, Spagjana Taseva, transmeton Portalb.mk.

Gjetjet janë zhgënjyese, theksoi Taseva në promovimin e sotëm të analizës “Sistemi gjyqësor nën lupë” dhe ky libër do të paraqet dëshmi për punë joprofesionale, jopërkatëse dhe joligjore në sistemin gjyqësor të Maqedonisë.

“Është e dukshme se janë bërë shumë shkelje të ligjeve, dhe në këto përfshihen shumë të pa vërteta. Duke filluar me atë se si është përcaktuar paraburgimi pa arsye, më tej se aktakuzat nuk përmbajnë veprime konkrete dhe përshkrime të veprimit të individëve të cilët kryesisht injorohen. Në aktvendimet nuk i kemi faktet vendimtare të lëndëve dhe nuk mund të shohim se kush dhe çfarë veprimi ka kryer dhe për cilin veprim i është shqiptuar masa”, deklaroi Taseva.

Ajo theksoi se përgjegjësia mund të jetë personale, por këtu përgjegjësia është sistematike sepse nuk mundet që të gjitha instancat në gjyqësinë tonë të mos shohin se bëhet fjalë për punë joligjore nga ana e gjykatësve dhe të tjerët të kyçur në procedurë.

Në lidhje me reformat e gjyqësorit, Taseva tha se deri tani nuk ka parë reforma.

“Kemi parë vetëm përpjekje që të bëhet strategji. Këto gjetje duhet të jenë mësim i fortë për punën e tanishme në organet gjyqësore. Këtë libër nuk mund ta injorojë asnjë që dëshiron të ulet në sallë gjyqësore dhe të jetë gjykatës i mirë”, tha Taseva.

Analiza “Sistemi gjyqësor nën lupë” është përpunuar nga Tranparenc Maqedoni dhe Lupa e gjelbër Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button