Hoxha: Të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave me kompanitë gjermane

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, ka pritur sot një delegacion biznesi nga Gjermania të udhëhequr nga Stephanie Sieg – Tirana Business Park, në bashkëpunim me Fatos Mustafa, Kryetarin e FM Consulting nga Tirana, njofton Portalb.mk.

Në përbërje të këtij delegacioni ishin udhëheqës të kompanive gjermane me renome, të cilëve kjo vizitë u mundësoi informacione mbi Maqedoninë si destinacion biznesi, kontakte të reja biznesi, vizita nëpër kompani dhe takime me institucione gjermane e europiane në vendin tonë.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, kryetari Hoxha ka theksuar se vendet tona kanë kapacitete dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit dhe paraqitjes së përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare dhe e vlerësoi të nevojshëm bashkëpunimin e dy shteteve në nxitjen e investimeve të huaja, për të ndikuar në zhvillimin e turizmit në tregun e përbashkët në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

Delegacioni gjerman shprehu interesimin e veçantë për të njohur dhe kuptuar në hollësi hapësirat e bashkëpunimit në sektorët strategjikë dhe gjendjen aktuale të ekonomisë në Maqedoni. Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi në të gjitha nivelet, institucional, universitar e atë të zhvillimit të prodhimit e teknologjisë është i shumëpritur e në një masë të madhe dhe i domosdoshëm.

Ky takim mbahet si rezultat i marrëdhënieve tashmë të vendosura dhe të mira midis përfaqësuesve të të dyja vendeve me qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimin e përvojave midis Shqipërisë – Gjermanisë – Maqedonisë.

Sipas programit, pas pjesës zyrtare u mbajtën edhe takime B2B.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to Kaçaniku Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button