Ferguson: Cityt i duhet një shekull për të na arritur

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Manchester Cityt i duhet një shekull për të arritur gjithë atë që kanë arritur Djajtë e Kuq gjatë historisë.

United e humbi titullin ndaj rivalit lokal, pasi këta të fundit bënë mrekullinë duke shënuar dy golat vendimtar në minutat shtesë në fitoren 3-2 ndaj QPR, dhe duke ngritur trofeun e parë pas 44 vitesh.

“Në emër të Manchester United do të doja t’ua uroj titullin fqinjëve tanë. Është një arritje fantastike për ta fituar këtë ligë”.

“Historia jonë e pasur na qëndron neve mënjanë – është më e mirë se e çdokujt. Do t’i duhet Cityt një shekull për të arritur nivelin tonë të historisë”, ka thënë Ferguson për faqen zyrtare të United. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button