Revizorët: Anëtarët e KSHZ-së edhe në vitin 2016 i kanë marrë nga 5 rroga shtesë!

Enti Shtetëror për Revizion, ka zbuluar një sërë parregullsish në punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Revizorët, vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për anëtarët e KSHZ-së e kanë vlerësuar si të “pafavorshëm” njofton Portalb.mk.

Sipas revizorëve, në vitin 2016, anëtarët e KSHZ-së i kanë ndarë 104.000 euro ose nga 5 rroga shtesë për to, ndërkaq nga 1 deri në 3 rroga kanë fituar zyrtarët profesional, për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

KSHZ-ja, nuk e ka respektuar as ligjin për furnizime publike në procesin e ndarjes së marrëveshjes , kështu që për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare në diasporë, KSHZ ka nënshkruar marrëveshje prej 400.000 euro me ndërmarrje e cila ka organizuar transport me avionë dhe akomodim në hotel për anëtarët e bordeve zgjedhore.

Ajo çfarë është tronditëse, është se fatura prej 300.000 eurove është paguar para kohe, dy ditë përpara se të mbahen zgjedhjet, me sasi të përgjithshme, pa të dhëna për personat që i kanë përdorur këto shërbime.

“Gjendjet e konstatuara nuk janë në pajtueshmëri me nenin 31 paragrafi 2 pika 24 nga Kodi Zgjedhor dhe kanë për efekt pamundësinë e konstatimit të mënyrës së aplikimit të kritereve për konstatim të vërtetësisë së shpenzimeve të treguara”, thonë revizorët.

Në të njëjtin vit, edhe pse me buxhet nuk janë planifikuar shpenzime për harxhimet e rrugës, tre anëtarë të KSHZ-së, kanë marrë nga 30.000 euro pasi që kanë jetuar jashtë Shkupit, ndërkaq paratë u janë paguar nga shuma të dedikuara për diçka tjetër, transmeton Portalb.mk.

Dorëheqjet e anëtarëve të KSHZ-së

Ndryshe, pas skandalit që u zbulua se anëtarët e KSHZ-së kanë marrë nga 9 rroga shtesë për mbarimin “me sukses” të zgjedhjeve lokale, 8 nga 9 anëtarët dhanë dorëheqje në dhjetor të vitit të kaluar.

Dorëheqje dhanë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, nënkryetari Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve, Atanas Urumov, anëtarët Silvana Boneva, Sasho SërcevSubhi JakupiVioleta Duma dhe Igor Milev. Në funksion mbetet vetëm anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija, pasi që siç tha ajo “nuk ka marrë pjesë në seancën kur janë ndarë paratë”.

Por kjo nuk është e tëra, pesë prej anëtarëve të cilët kanë dhënë dorëheqje, do të marrin edhe apanazh në kohëzgjatje prej një viti, apo “përkthyer” në gjuhë të popullit, do të rrinë në shtëpi dhe do të marrin nga 1.000 euro në muaj.

Në ndërkohë, KSHZ nuk është e kompletuar, në seancën e fundit parlamentare u prolongua votimi i shpalljes së Kuvendit për anëtarë të rinj, ndërkaq VMRO-DPMNE akuzoi shumicën parlamentare se ato po e zvarrisin zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

Pesë ish anëtarë të KSHZ-së do të marrin nga 1.000 euro për 12 muaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button