Greqia e mbështeti Maqedoninë për kyçje në Nismën Adriatiko-Joniane

Qeveria e Greqisë e mbështet kandidaturën e Maqedonisë për inkuadrim në Nismën Adriatiko-Joniane. Këtë e ka  deklaruar zv/ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos.

Katrugallos, në letrën drejtuar eurokomisarëve për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore dhe për politikë rajonale, Johanes Han dhe Korina Kretsu, i paralajmëroi qëllimet e Greqisë për mbështetje të kandidaturës së Maqedonisë.

Në Nismën e Adriatikut-Jonit tashmë janë të inkuadruara Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Eurokomisari Han dje për “Di Velt” deklaroi se KE së shpejti, sipas të gjitha gjasave deri këtë verë, do t’u propozojë vendeve-anëtare të fillojnë negociata parainkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Çështja e emrit mes Greqisë dhe Maqedonië vazhdon të jetë nyja që s’po mundet të zgjidhet mes dy shteteve fqinje.

Ndër problemet më të theksuara në bisedime është çështja nëse pas ndërrimit të emrit, Maqedonia duhet ta ndërrojë edhe Kushtetutën. Pozita e Greqisë është se duhet të ndërrohet Kushtetuta, ndërkaq Maqedonia thotë se nuk është e nevojshme. Nga ana tjetër, partitë opozitare greke kërkojnë që gjatë riemërimit të shtetit të mos përdoret termi Maqedoni, edhe pse kryeministri Aleksis Cipras, e ka kundërshtuar një gjë të tillë, përcjellë Portalb.mk.

Ajo që deri më tani e ka bërë Maqedonia në praktikë për zbutjen e marrëdhënieve me Greqinë është se e ndërroi emrin e aeroportit dhe autostradës, të cilat në më nuk do të quhen “Aleksandri i Madh”, por aeroporti do të quhet “Aeroporti i Shkupit”, ndërkaq autostrada “Miqësi”.

Që të anëtarësohet në BE, Maqedonia duhet të punojë në sundimin e ligjit, rritjen e ekonomisë dhe konkurrencës, zhvillimin e arsimit dhe sigurisë si dhe komunikimin digjital. Megjithatë, kushti kryesor është i qartë – pa zgjidhjen e emrit nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE. Këtë e tha edhe sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ishte për vizitë në Maqedoni, por edhe përfaqësuesit e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button