Bogdanoviq dhe esnafi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Boganoviq dhe esnafi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit nënshkruan memorandum për bashkëpunim me qëllim që së bashku të veprojnë për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet veti dhe për përmirësimin e kushteve për punën e artizanatit, transmeton Portalb.mk.

Komuna Qendër, e përfaqësuar nga Sasha Boganoviq,  përfaqësuesi dhe këshilltari i esnafit Muhamed Lamallari në takimin e përbashkët u dakorduan për promovimin e zejtarisë dhe ringjalljen  e Çarshisë nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Është theksuar nevoja për revitalizimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Çarshisë së Vjetër, reduktimin e barrierave dhe hapjen e mundësive për bashkëpunim.

E gjithë kjo do të inkurajojë afrimin me vlerat kulturore të harruara dhe unitetin e dallimeve, zhvillimin e balancuar të komunës, si dhe ruajtjen e traditës dhe kulturës së Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Me këtë do të realizohet marrëveshja, e arritur në periudhën e zgjedhjeve për bashkëpunim mes esnafëve dhe Çarshisë së Vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button