Merkel-Cipras: Kancelarja do të vazhdojë ta inkurajojë Maqedoninë dhe Greqinë që ta zgjidhin kontestin e emrit

Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Bruksel kanë mbajtur takim të shkurtër në të cilin kanë biseduar për vizitën e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev në Berlin dhe për çështjen e kontestit të emrit, njofton Portalb.mk.

Mediat greke transmetojnë se Merkel ka porositur se do të vazhdojë që t’i inkurajojë të dyja palët që të arrijnë deri në zgjedhje, ndërkaq Cipras përsëri e ka përsëritur vendosmërinë e Qeverisë së Greqisë që të arrijë zgjidhje, të qëndrueshme, stabile dhe pranim reciprok.

Mediat greke paraprakisht kanë publikuar se pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Merkel ka shprehur qëndrim se “situata në Maqedoni është e qetë në nivel të lartë dhe se vendi po hyn në fazë të stabilizimit”.

Çështja e emrit ka qenë edhe njëra nga temat të bisedës telefonike Cipras – Merkel, që ka ndodhur një ditë përpara vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren, njoftuan nga kabineti i Ciprasit.

Sipas gazetës, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Merkel e shprehi qëndrimin se “situata në Maqedoni është e qetësuar në shkallë të madhe dhe se vendi ka hyrë në fazën e stabilizimit.  Çështja me emrin ishte një nga temat edhe të bisedës telefonike Cipras – Merkel, që ndodhi një ditë para vizitës së kryeministrit Zaev në Berlin dhe takimit m kancelaren gjermane, konfirmuan nga kabineti i Ciprasit.

Televizioni grek Skaj, duke iu referuar burimeve të veta, kumtoi se “Cipras ia ka potencuar Merkelit nevojën për zgjidhje përfundimtare të kontestit, me ndryshim të emrit kushtetues të vendit fqinj”. Sipas burimeve të njëjta, kryeministri grek dhe kancelarja gjermane janë dakorduar të takohen të premten në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.

Kancelarja Merkel pas takimit me Zaevin në Berlin doli me qëndrim se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, deri më tani, është  më afër zgjidhjes, duhet të përmbyllet, por se çfarëdo lloj presioni nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj procesit. Përmendi edhe se të dyja palët po sillen me përgjegjësi në negociatat e ripërtërira dhe se Greqia dhe Maqedonia e dinë se çka mund të japin në mënyrë që të arrihet kompromisi dhe kërkoi diskrecion në proces.

“Kompromiset çdoherë janë të dhimbshme, por edhe të domosdoshme. Ai është arti i diplomacisë dhe për atë nuk duhet të flitet në konferenca për shtyp, por prapa dyerve të mbyllura. Besoj se deklaratat publike më shumë mund të dëmtojnë, se sa ta ndihmojnë procesin”, shtoi kancelarja gjermane.

Kryeministri Zaev, nga ana e tij theksoi se Qeveria e Maqedonisë është e vendosur t’i zgjidhë problemet me fqinjët dhe të zhvillojë bashkëpunim rajonal.

Merkel në takim me Zaevin: Zgjidhja e emrit duhet të bëhet me kompromis, jo me trysni (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button