fbpx

Test për zbulimin e hershëm të autizmit

Shkencëtarët pohojnë se i kanë bërë hapat e parë drejt krijimit të testit të ri për zbulim të hershëm të autizmit, të bazuar në testimit të gjakut dhe urinës.

Njëherit, hulumtim i është publikuar në revistën “Molekjular Autizam”, tregon se te fëmijët me autizëm ka shkallë të lartë çrregullimit të proteinës, në krahasim me fëmijët të cilët nuk e kanë atë çrregullim. Mjekesha Neila Rabani nga Universiteti Vorvik, e cila e udhëheq hulumtimin, konsideron se testet ndoshta do të mund të sjellin deri në zbulimin e hershëm të gjendjes.

Ndërkaq, përmendet ka edhe shumë punë, derisa testi nuk e merr pamjen përfundimtare.

Autizmi ndikon në sjelljen dhe socializimin, por diagnoza vendoset më herët në vitin e dytë, ndërsa shpesh edhe në moshën e mëvonshme. Momentalisht nuk ekzistojnë testet biologjike të cilat mund të zbulojnë çrregullim, ndërsa diagnoza vendoset në bazë të vlerësimit mjekësor të sjelljes.

Në studimin e ri, hulumtuesit e kanë testuar dallimin kimik në gjak dhe urinëp te 38 fëmijë me autizëm dhe 31 fëmijë të cilët nuk e kishin atë sëmundje, të moshës prej pesë deri në 12 vjet.

Rezultatet flasin se fëmijët me autizëm kanë pasur nivel më të lartë të proteinave të çrregulluar, veçanërisht në plazmën e gjakut, që është e lidhur me shëndetin e dobët.

DR. Rabani shton se hapi i ardhshëm është zbatimi i konkluzioneve nga puna, në grupet e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button