fbpx

TI: Maqedonia është shteti më i korruptuar në Evropë

Korrupsioni në Maqedoni mbretëron, shteti është i robëruar në paratë të cilat rrotullohen për korrupsion, ligjet nuk funksionojnë, institucione nuk punojnë, ndërkaq zyrtarët janë të korruptuar, burokratë, funksionarët dhe biznesmenët ende janë të pabesueshëm. Kështu thuhet në raportin e ri të publikuar nga organizata botërore Transparency International, njofton Portalb.mk.

Mu për këtë, vazhdon rënia e lirisë në Maqedoni në indeksin botëror për nivelin e korrupsionit. Këtë vit shteti është ranguar më së larti deri më tani, gjegjësisht në vendin e 107 në botë. Sipas kësaj, Maqedonia është shteti më i korruptuar në Ballkan, por edhe në Evropë. Të dhënat e shumuara në raport janë nga 13 burime të të dhënave nga 12 institucione, të cilat janë të specializuara në fushat e analizimit të klimës së biznesit. Në bazë të këtyre të dhënave, Maqedonia vetëm për një vit, ka bërë lëvizje negative prej 17 vendeve, në indeks tani është në rang listë me Etiopinë,  Armeninë dhe Vietnamin.

Prej shteteve të Ballkanit, Mali i Zi është më i mirë i ranguar, në vendin e 69, Serbia në vendin e 77, Kosova në vendin e 85, ndërkaq Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria e ndajnë vendin e 95.

Nga ana tjetër, në Bashkimin Evropian, shteti më i korruptuar është Bullgari, e cila gjendet në vendin e 71.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button