fbpx

SHBA, studentët zhvillojnë marshime kundër armëve

Nga Kejp Kodi deri në Kaliforni, studentët amerikanë po zhvillojnë protesta, ku po u kërkojnë ligjvënësve të zbatojnë një reformë të ligjit për armët, pas masakrës në Parkland të Floridës, ku një ish-nxënës në vrau javën e kaluar me armë luftarake 17 persona, nxënës dhe mësues.

Të mërkurën, nxënës nga shteti i Merilendit marshuan drejt Kapitolit, si protestë kundër dhunës me armë. Në vend të librave, ata mbanin në duar pllakate, transmeton VOA.

“Kur po lexoja për sulmin me armë në Parkland, mendova, zot, kjo mund të më ndodhë edhe mua. Unë shkoj në shkollën e mesme, çfarë ka ndryshe mes shkollës së Parklandit dhe shkollës, sime, përveçse ajo ndodhet në Florida dhe jona ne Meriland,”– thotë një nxënëse.

Pas sulmit me armë në shkollën e mesme në Parkland të Floridës, Ditën e Shën Valentinit, ku një ish student vrau 17 vetë me një armë gjysmë-automatike AR-15, incidenti ka nxitur një lëvizje të studentëve në shkallë kombëtare.

“Nuk është mirë të shohësh bashkëmoshtarët që t’u merret jeta për diçka që është shumë e kontrollueshme. Askush nuk duhet të ndjehet i frikësuar për jetën në shkollë.” – thotë një nxënës-protestues.

Në Tallahasi, kryeqyteti i Floridës, të mbijetuar të incidentit të Parklandit u mblodhën jashtë zyrave shtetërore me thirrjet që ligjvënësit të zbatojnë reformën e armëve.

“Qëndrova i fshehur në një dollap, i frikësuar për jetën, për të ardhmen time, kur në fakt ne vetë jemi e ardhmja e këtij vendi. Në se nuk mbrojmë të ardhmen, përse nuk mbrojmë fëmijët tanë?”– thotë një nxënës nga Tallahasi.

Kontrolli i armëve në Shtetet e Bashkuara është një çështje për të cilën njerëzit janë të ndarë politikisht në dy kampe. Njëra palë thotë se tragjedi të kësaj natyre mund të parandalohen, në se ndalohen armët lufatarke dhe në se kryehn kontrolle më të forta për personat që kanë armë. Të tjerë mbrojnë argumentin se debati për kontrollin e armëve është shumë më kompleks.

“Ne nuk po e fillojmë debatin në një ishull të izoluar pa armë, thjesht duke pyetur: Ç’duhet të bëjmë për armët? Ne jemi duke e filluar atë tani, në vitin 2018, kur ka më tepër se 300 milionë armë në duart e amerikanëve, ky është një numër i jashtëzakonshëm armësh.”– thotë profesori James Jacobs, i Universitetit të Nju Jorkut.

Por mesazhi i studentëve të paktën është duke u dëgjuar. Presidenti Trump po tregohet i hapur për ndryshimin e disa ligjeve për armët.=

Marshime edhe më të mëdha të studentëve janë në plan të zhvillohen më 14 mars dhe më 20 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button